
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov mbetet në qëndrimin se provimi i jurisprudencës nuk mundet të mbahet në gjuhën shqipe.
I pyetur për këtë çështje, Fillkov tha se kjo çështje është mbyllur.
“Mendoj se ajo çështje është mbyllur. Provimi i jurisprudencës është provim profesional, nuk është proces administrativ. Nuk kemi më për çfarë të komentojmë”, tha Fillkov.





