minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Filkov: Kur të bëhet Bilall Kasami kryeministër do të mund të vendos kush do të jetë ministër - Shqiperia.info

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov sot i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, lidhur me pretendimet për shkarkimin e tij nga posti i ministrit.

Filkov thotë se kur Kasami të bëhet kryeministër do të mund ta shkarkonte.

“Shikoni, kur të bëhet Bilall Kasami kryeministër, atëherë me siguri do të tregojë se kush do të jetë ministër dhe kush jo. Deri atëherë, sundimi i së drejtës, gjegjësisht respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve do të vlejnë për të gjithë”, tha Fillkov.

I pyetur nëse ka mundësi që të ndryshojë ligji, me çka provimi i jurisprudencës do të mbahej edhe në gjuhën shqipe, Fillkov tha se për momentin nuk ka një mundësi të tillë.

Më herët edhe kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk ka informacione për largimin e Ministrit të Drejtësisë./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version