
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe përsëri ka kritikuar qeverinë për jotransparencë kredinë e marrë nga Britania.
“Të marrësh hua 6 miliardë euro për vendin dhe të mos thuash se cilat janë kushtet e kredisë, cila është norma e interesit, cilat janë afatet është anormale”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në takim me anëtarësinë në Gostivar.
Ai thotë se Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje, pastaj na informon për interesin dhe kostot.
“Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje, pastaj na informon për interesin dhe kostot, dhe e gjithë kjo fshihet pas një marrëveshjeje strategjike me Britaninë e Madhe. E dëgjova Ministren e Financave duke thënë se kompanitë britanike do të punojnë, por ajo u ngatërrua dhe pastaj tha se Ligji i Prokurimit Publik, ne e kontrolluam, nuk është i tillë”, tha Filipçe.
Filipçe vlerëson se i gjithë ky proces po e largon vendin nga rruga drejt Bashkimit Evropian.
“Po marrim hua shuma të mëdha parash, ndërsa procesi i integrimit në BE është i bllokuar. Për projekte të tilla siç i shpallin, BE-ja ofron grante. Pse një kredi e tillë që do t’i ngarkojë brezat e ardhshëm, kur ne mund të marrim grante dhe kushte shumë më të favorshme”, pyeti Filipçe./Telegrafi/
Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot. appeared first on Telegrafi.