Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha sot se qeveria aktuale po e çon vendin drejt kolapsit financiar.
Ai tha se paratë po mbarojnë, gjendja është alarmante ndërsa Qeveria po merr hua në mënyrë të pakontrolluar dhe po grumbullon borxhe të reja.
“Situata me buxhetin dhe financat është shqetësuese, dhe e gjithë kjo është për shkak të menaxhimit të dobët të qeverisë, të udhëhequr nga Hristijan Mickoski, i cili nuk ka as kapacitet dhe as njohuri për ta udhëhequr vendin siç duhet, dhe nuk ka dëshirë. Dhe e gjithë kjo manifestohet në faktin se ka ngecje në rritjen e pagave, nuk ka rritje të pagës minimale, mesatare, nuk ka asgjë domethënëse që qytetarët do ta ndiejnë si rritje të standardit të tyre të jetesës.”. tha Filipçe.
Filipçe deklaroi se qeveria ka kërkuar 300 milionë euro për huamarrjen e fundit, ku sipas tij me qëllim që të mbushte deficitin që tashmë po thellohej.

