minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Filipçe: Nuk kërkojmë qeveri të zgjeruar, por integrim të vendit në BE - Shqiperia.info

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk kërkon qeveri të zgjeruar, por vetëm jep mbështetje për integrimin evropian të vendit dhe reformat.

“Çfarë lloj qeverie të zgjeruar? Kush foli për qeveri dhe koalicion? E thashë qartë – mbështetje për integrimin evropian dhe reformat. A duhet ta fusim koalicionin e Mickoskit në tender? Nga i doli dikush një ide e tillë?.

Ne nuk po negociojmë për vende dhe pozicione. Po flasim për të ardhmen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Reformat tani. Pakicat në Kushtetutë tani. Evropa tani”, shkruan Filipçe në rrjetin social “X”./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version