Kreu i LSDM-së Venko Filipçe ka akuzuar pushtetin për keqmenaxhim ekonomik. Filipçe theksoi se me Mickoskin në krye, vendi po përballet me ulje drastike të investimeve të huaja për 729 milionë euro.

Ai nënvizoi se opozita kishte propozime konstruktive për t’u ndihmuar qytetarëve por nuk u morën parasysh.

“Një pjesë e gjithë kësaj janë edhe të dhënat e fundit të Bankës Popullore që tregojnë ulje drastike të investimeve të huaja direkte, për 61 për qind. Me Hristijan Mickoskin në krye të Qeverisë ka ulje të investimeve të huaja në vitin 2025 për 729 milion euro krahasuar me vitin 2024,” deklaroi Filipçe.

Share.
Exit mobile version