Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se kërkesa e studentëve për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe është tashmë çështje e mbyllur dhe nuk duhet të politizohet.
Në emisionin “n’Podium” theksoi se gjatë qeverisjes së mëparshme të LSDM-së janë paraqitur ligje për të përmbushur kërkesën e studentëve, duke mundësuar dhënien e provimit në gjuhën shqipe.
Filopçe, përcjell “Almakos” thotë se aktualisht këto ligje ose nuk po zbatohen nga qeveria aktuale, ose janë tërhequr plotësisht.
Filipçe u ndal edhe te vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare, duke përmendur Komisioni i Venedikut, për të cilin tha se ka vetëm një vërejtje që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në gjykata, kryesisht për shkak të kostove financiare, por jo për kërkesën e studentëve për provimin e jurisprudencës.
“Cili është shpjegimi logjik që një student që studion në gjuhën shqipe dhe jep të gjitha provimet në shqip, të mos mund ta japë provimin përfundimtar në të njëjtën gjuhë?”, u shpreh ai.

