Zëvendëskryeministri i parë dhe anëtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj idesë që ai po i shërben Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit.

Fetai thekson se ka përpjekje për të përçarë partinë dhe për të njollosur angazhimin e tij politik.

Reagimi i plotë:

Të dashur aktivistë,
Po përpiqen të ju mashtrojnë: “Arben Fetai po i shërben Izetit”, “po punon për Bilallin”…
E vërteta është një dhe e thjeshtë: ne i shërbejmë vetëm aktivistit të Aleancës dhe punojmë vetëm për forcimin e shtëpisë që e kemi ndërtuar bashkë, me bindje dhe me sakrificë, përkrah Izetit, Bilallit, Zekës dhe Bekimit.
Vija jonë e kuqe është BDI-ja, një organizatë që duhet të japë llogari për korrupsionin dhe politikat e saj antikombëtare. BDI-ja ka nevojë për reformim të brendshëm, dhe kjo mund të vijë vetëm duke i mbajtur në opozitë.
Fushata për të djallëzuar liderët e VLEN-it është mision dhe përpjekje e dëshpëruar për të rehabilituar BDI-në. Ata që i prijnë kësaj loje janë shitur te BDI-ja dhe janë çburrnuar nga kryetari i saj.
Ne nuk jemi shitur. Nuk jemi përkulur. Nuk jemi korruptuar. Nuk jemi komprometuar, as moralisht, as materialisht. Jemi aty ku kemi qenë gjithmonë, të vendosur, të palëkundur dhe me ndërgjegje të pastër si loti.
Ne ecim përpara, krenarë dhe ballëlartë, pa e kthyer kokën mbrapa. Sepse besojmë në rrugën tonë të drejtë dhe në misionin për të cilin jemi bashkuar.

Fetai: Vija jonë e kuqe është bashkëpunimi me BDI-në, VLEN beson në misionin për të cilin u bashkua appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version