
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ndaj komenteve të ministrit të Drejtësisë për rishikimin e Badenterit.
Fetai theksoi rëndësinë e mekanizmit të shumicës së dyfishtë, të njohur si Badenter, si gurthemeli i demokracisë konsensuale në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij e gjitha është zhurmë parazgjedhore dhe se Badenteri nuk do të preket.
Reagimi i plotë:
Jemi të vetëdijshëm se fushata parazgjedhore zgjon lloj lloj fantazira jashtë çdo realiteti që synojnë vetëm një grusht vota më tepër. Megjithatë, po e theksojmë që ta heqim çdo dyshim: Badinteri nuk preket.
Mekanizmi i shumicës së dyfishtë, i njohur si Badinteri, është gurthemeli i demokracisë konsensuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky mekanizëm garanton barazinë, bashkëjetesën dhe paqen në vendin tonë, duke siguruar që vendimet kryesore të reflektojnë vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha.
Edhe po të tentonte dikush të shkojë përtej demagogjisë parazgjedhore për ta sfiduar atë në realitet, nuk ka deputet shqiptar që do ta përkrahte një iniciativë të tillë, ndërsa pa shumicën e votave shqiptare është juridikisht e pamundur të preket Badinteri. Prandaj ky debat është humbje kohe.
Madje çdo diskutim në këtë drejtim është anti-evropian, i kotë dhe shërben vetëm si diversion nga prioritetet tona të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave evropiane dhe të demokracisë konsensuale dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një Maqedoni të Veriut të fortë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Fetai: E pamundur të preket Badenteri, nuk ka deputet shqiptar që do ta përkrahte një iniciativë të tillë appeared first on Telegrafi.