Piku i gripit ka kaluar dhe numri i pacientëve me grip këtë vit ka qenë i lartë thotë për TVM2, mjeku Abdylhamit Kasami. Ai njëherit thekson se me ardhjen e pranverës edhe numri i pacientëve të sëmurë ulet.
Aktualisht ka pacientë që ankohen nga virusi i barkut, me të vjella që zgjatë dy deri në tre ditë, si dhe me dhimbje të fytit.
“Zakonisht këtë periudhë kemi pasur viroza, influencë gripi ka qenë në pikun e saj, e tash presim të zbehet numri i tyre, edhe janë të përvjetshme këto raste. Kemi pasur edhe raste me sëmundje ose viroza enterite, gastroenterite, me barkëqitje, me të vjellura, disa raste të alergjive etj. Ajo çka ka qenë shumë evidente ka qenë influenca, d.m.th gripi, dhe ka pasur shumë raste të rënda, sidomos tek pacientët që janë të brishtë në këtë aspekt, sidomos ata me sëmundje kronike, gratë shtatëzëna dhe fëmijët e vegjël.”, deklaroi mjeku Abdylhamit Kasami.
Mjeku Kasami rekomandon për mbajtjen e disa rregullave të përditshme që ndikojnë për një jetë më të shëndetshme dhe me imunitet më të mirë.
“Të kenë kujdes në marrjen e masave për rritjen e imunitetit, si ushqimi i shëndetshëm, pushim i mfajtueshëm, aktivitet fizik i rregullt, dhe gjumë i mjaftueshëm dhe i rregullt, edhe ekranizim minimal për shkak se ne e kemi problem edhe ekranizimin, sidomos para gjumit dhe kjo e vonon gjumin, e humb cilësinë e tij dhe si pasojë humbet imuniteti ose dobësohet imuniteti. Te ushqimi e kemi të njejtën mbingarkesë në sasi, kemi ushqim jo cilësor që ndikon te imuniteti, gjithashtu aktivitetin fizik e kemi minimal, duhet të kemi kujdes të kemi një aktivitet të rregullt ditor qoftë edhe 30-40 minuta do të jetë me efekt pozitiv ndaj shëndetit.”, deklaroi mjeku Hamiti.
Mjeku Abdylhamit Kasami poashtu thekson që pacientët të cilët vuajnë nga alergjitë e ndryshme në pranverë të konsultohen me mjekun amë, për marrjen e terapisë adekuate. /rtvm2

