minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Është ndaluar në stacion policor, i punësuari në M-NAV i cili ishte sulmuar - Shqiperia.info

I punësuar në M-NAV, 39 vjeçari P.B. nga Shkupi u ndal në stacion policor mbrëmë rreth orës 20 në vendkalimin kufitar Bllacë. Sipas informacioneve të MPB-së, gjatë kontrollit standard të të pasaportave, u konstatua se në sistemin kompjuterik, pranë emrit të tij shkruan masa aktive “arresto”.

Personi u dërgua në stacion policor. Bëhet fjalë për person të punësuar në M-NAV i cili u sulmua para dy ditëve në kullën e kontrollit të fluturimeve. Megjithatë, menjëherë pas incidentit, ky peron u zhduk, dhe nuk ishte i kapshëm për organet e rendit që të japë dëshmi për incidentin. Andaj, MPB në bashkëpunim me Prokurorinë, në sistemin e tyre operativ vendosën shenjë se ky person po kërkohet, ndërsa i njëjti gjatë përpjekjes që ta lëshojë shtetin, u arrestua.

Sipas informacioneve të MPB-së, pasi ky person është marrë në bisedë informative, u lëshua në liri, me kusht që të jetë i qasshëm për hetimin e mëtutjeshëm për incidentin në M-NAV.

Është ndaluar në stacion policor, i punësuari në M-NAV i cili ishte sulmuar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version