minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
ESHS: Rritje prej 0,9 për qind e BPV-së në tremujorin e katërt të vitit të kaluar - Shqiperia.info

Shkalla e rritjes së Bruto-prodhimit vendor (BPV) për, tremujorin e katërt të vitit 2023, është 0,9 për qind, publikoi sot Enti shtetëror i statistikës.

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, rritje është vërejtur në sektorët: F- Ndërtimtaria prej 5,5 për qind dhe K- Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit prej 3,5 për qind.

Konsumi final për amvisëri përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse të cilat i shërbejnë amvisërive, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023, në mënyrë nominale janë; rritur për 5,8 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto është 70,9 për qind.

Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 0,1 për qind ndërsa Importi i mallrave dhe shërbimeve është zvogëluar për 5,3 për qind.

Investimet bruto në tremujorin e katërt nga viti 2023 shënuan ulje në pjesën e ndryshimeve në rezerva.

Vitin e kaluar, shkalla e rritjes së BPV-së në tremujorin e parë ishte 2,1 për qind, në tremujorin e dytë 1,1 për qind dhe në tremujorin e tretë 1,2 për qind.

ESHS: Rritje prej 0,9 për qind e BPV-së në tremujorin e katërt të vitit të kaluar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version