Mbledhja e kontributeve të sigurimeve pensionale dhe invalidore ende nuk është e mjaftueshme për të mbuluar deficitin në sistemin e pensioneve, tregon auditimi i vitit 2024 i Entit Shtetëror për Auditim të Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore të Maqedonisë së Veriut.
“Auditimi i vitit 2024 shprehu një opinion negativ mbi prezantimin e vërtetë dhe të drejtë të pozicionit financiar dhe rezultateve të aktiviteteve financiare, si dhe mbi përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat përkatëse të përcaktuara.
Të ardhurat nga kontributet e mbledhura për PIO1 në vitin 2024 u rritën me 14% krahasuar me vitin e kaluar 2023 dhe arritën në 71,435,601 mijë denarë me një pjesëmarrje prej 61.74% në totalin e të ardhurave të gjeneruara. Rritja e arritur e të ardhurave në vitin 2024 ende nuk është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e pensioneve, të cilat gjithashtu rriten çdo vit dhe në vitin 2024 arrijnë në 90.277.241 mijë denarë”, thuhet në raportin e ESHA-s.
Sipas të dhënave nga regjistri, në fund të vitit 2024 në sistem kishte 556.294 persona të siguruar dhe 343.048 pensionistë, që përfaqëson një raport prej 1.63 persona të siguruar për pensionist, një rënie e lehtë krahasuar me vitin e kaluar./Telegrafi/

