minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Erdogan është lideri botëror që i besojnë më shumë në RMV, i pasuar nga Putin dhe Biden - Shqiperia.info

International Republican Institute (IRI) ka publikuar rezultatet e matjes së opinionit në Maqedoninë e Veriut në periudhën shkurt-mars të këtij viti dhe ajo tërheq vëmëndjen është mbështetja e madhe për presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i pasur nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
IRI: 68% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbështesin anëtarësimin në BE

Erdogan është lideri botëror më i besuar në Maqedoni, në mesin e të anketuarve nga IRI, duke pasur mbështetje prej 34% të qytetarëve, të cilët kanë thënë se kanë mendim favorizues për të. 32% thonë se e mbështesin por jo aq shumë ndërsa 12% kanë thënë se nuk e mbështesin e 10% kanë refuzuar të përgjigjen për Erdoganin,

21% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë thënë se e mbështesin presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Për Putinin 28% kanë thënë se e mbështesin në krahasim me liderët tjerë. 

Joe Biden, presidenti i Maqedonisë së Veriut është i treti për nga mbështetja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me 13% që kanë thënë se e mbështesin kur është përmendur emri i tij. 24% kanë thënë se e mbështesin, kurse kurse 27% e kanë cilësuar si lider që nuk duhet të mbështetet. 

Anketa e IRI-t për besimin e liderëve botëror në RMV

Njejtë si Maqedonia e Veriut, edhe në Shqipëri Erdogan është lideri më i mbështetur. 

Për dallim nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në Kosovë lideri më i mbështetur botëror është Joe Biden.

Përndryshe, në pyetjen se a do e mbështesnin anëtarësimin në BE nëse një referendum do të mbahej sot, siç thuhet në sondazhin e IRI-it, shumica dërmuese në pesë nga gjashtë vendet u përgjigjën që do të votonin për t’iu bashkuar aleancës, duke filluar me 68% në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje-Hercegovinë deri në 92% në Shqipëri. Në Serbi, një shumësi prej 40% mbështesin anëtarësimin në BE. /Telegrafi/

Erdogan është lideri botëror që i besojnë më shumë në RMV, i pasuar nga Putin dhe Biden appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version