Anëtarët e Këshillit gjyqësor të Maqedonisë së Veriut kanë votuar Ariton Allën për zëvendëskryetar. Ai u zgjodh disa ditë para skadimit të mandatit të Hanif Zendelit, sepse siç u tha në debatin e seancës së 524-të të Këshillit gjyqësor, vijon periudhë e pushimeve dhe mungesave vjetore të anëtarëve.

Kryetari Kambovski theksoi se funksioni i zëvendëskryetarit të Këshillit gjyqësor skadon më 8 qershor dhe votimi është i nevojshëm të bëhet sot. Alla ka qenë propozim i Kambovskit dhe kandidat i vetëm i propozuar. Mandati i zëvendëskryetarit të ri do të jetë i vlefshëm prej më 9 qershor.

Këshilli gjyqësor në seancën e fundit shqyrtoi raportin e Komisionit pas shpalljes së zgjedhjes së gjyqtarëve për Gjykatën e Apelit në Shtip, ku vetëm një aplikim nuk ishte i kompletuar. Sipas raportit, në konkursin për tre gjyqtarë në Gjykatën e lartë administrative për tre vende kishte vetëm një aplikim. Komisioni për kontrollimin dhe kompletimin dhe dorëzimin e dokumenteve konstatoi se nuk kishte aplikuar për pozicionin e kryetarit të gjykatave në Berovë, Dellçevë dhe Radovish pas shpalljeve të cilat u publikuan.

Këshilli ka marrë vendim për publikimin e një shpallje të re dhe formimin e komisionit.

Me propozim të gjyqtarit Selim Ademi, propozimi për formimin e Komisioneve të raportuesve pas kërkesave për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të Gjykatës së Dibrës, Gostivarit, Sveti Nikollës u anulua për seancën e ardhshme.

Emërohet zëvendëskryetari i ri i Këshillit gjyqësor të RMV-së, nuk ka kandidatë për kryetarë të gjykatave në Berovë, Dellçevë dhe Radovish appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version