Sot u bë themelimi zyrtar i lëvizjes ‘’ARBËRIA’’, një parti e re që siç u tha në prezantim, synon të ndërtojnë shërbim të interesimit të përgjithshëm shoqëror.

Prezantimet u bënë nga ish deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare,  Bekim Fazliu dhe Meral Ferati dhe shumë të tjerë.

Bekim Fazliu tha se partia nuk do të ketë kryetarë por do të drejtohet nga këshilli drejtues i përbërë prej 9 anëtarë me statute i kemi domethënë që mund të zgjerohet deri 15 anëtarë këshilli drejtues do të funksionon si organ kolegjian i përbashkët me konzensuz.

’’ Barazia e plotë e shqipëtarëve realizimi i drejtë i marrëveshjes së Ohrit duke e nxjerr nga arkivat dhe gjitha devijimet që janë bërë domethënë shtrembërimet që janë bërë asaj domethënë të realizohet drejt ashtu si e janë nënshkruar Arbër Xhaferi, Imer Imeri, dhe të tjerët që u ngrit konflikti i 2001 jo një marrëveshje që e bënë të tjerët per pazare për përfitimet e tyre personale’’, tha Fazliu.

Ai Lëvizjen Arbëria e quajti më shumë se parti politike.

‘’Sapo themeluam kuvendin themelues te Lëvizjes Arbëria, nuk është organizatë ne kuptimin e zakonshëm të fjalës nuk është parti politik është shumë më shumë se parti politike është organizim i qytetarëve, është organizim i shqipëtarëve, që është ndërgjegje e shqipëtarëve që lind si nevojë e kohës si reagim i së keqes dhe si e mirë që mungon. Besoj që ishte start i fuqishëm ky i joni kemi shtrirje për dallim të shumë të tjerëve gjithandej nga Velesi, Likovë e deri në Strug e Manastir”, u shpreh Fazliu.

Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version