Edhe një keqpërdorim i radhës është zbuluar në Lotarinë Shtetërore. Policia ka zbuluar se kryetari i Bordit Drejtues të Lotarisë Shtetërore ka përgatitur plan të ri për furnizime publike në vitin 2023 dhe e ka shkurtuar periudhën për vlefshmërinë e marrëveshjes për sistemin e funksionimit të lotarisë në vetëm një vit.
Me këtë e ka dyfishuar vlerën e furnizimit të kërkuar dhe ka lidh marrëveshje me Lotarinë e Serbisë.
I dyshuari tjetër në cilësinë e drejtorit të Sektorit për teknologji informatike ka përgatitur kërkese përmes të cilët ka pretenduar rritjen e vlerës së furnizimit sepse 12 milion denarë nuk mjaftojnë. Edhe pse ka dhënë një kërkesë të tillë, marrëveshjen me kompaninë nga Serbia nuk e ka prishur.
Anëtarët e komisionit për prokurime publike gjithashtu janë përfshirë në dyshime pasi kanë përgatitur raport se ofertat e dhëna nga kompania serbe dhe asaj nga Shkupi plotësojnë kushtet e kërkesës për furnizim.
Dy të dyshuar të tjerë janë nën dyshimet e policisë pasi nuk kanë plotësuar kushtet edhe pse kanë garantuar se i plotësojnë dhe janë pasuruar në mënyrë të paligjshme me 12 milion denarë.
Edhe një keqpërdorim tjetër është zbuluar në Lotarinë Shtetërore appeared first on Telegrafi.