Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë informon fluturimin e tretë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që njëkohësisht paraqet fluturimin e pestë të organizuar për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga vendet e prekura në Lindjen e Mesme.

Sipas MPJ-së, aeroplani pritet të aterojë në orët e mbrëmjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Më herët, fluturimet janë realizuar edhe nga Sharm El-Sheikh dhe Rijadi, gjersa ky i fundit nga Dubai.

Deri në këtë moment janë paraqitur gjithsej 147 udhëtarë, prej të cilëve 119 janë shtetas të Maqedonisë, ndërsa 28 janë shtetas të huaj. Me realizimin e fluturimit të sotëm, numri i përgjithshëm i shtetasve të Maqedonisë të evakuuar do të arrijë në 605.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme thekson se siguria e qytetarëve është prioriteti më i lartë, gjë që vërtetohet edhe me faktin se evakuimi i të gjithë shtetasve maqedonas që shprehën interes për t’u kthyer në vend është përfunduar plotësisht.

Nga Ministria e Jashtme nuk tregojnë nëse do të organizohen edhe fluturime të tjera në ditët në vijim, por shtojnë se numri emergjent SOS, si dhe kontaktet e përfaqësive diplomatiko-konsullore, mbeten ende në dispozicion të qytetarëve të Maqedonisë.

Share.
Exit mobile version