Grupi parlamentar i “Së Majtës” kanë dorëzuar kallëzim penale kundër kryeministrit Hristijan Mickoski për veprën penale “pengim të drejtësisë”, lidhur me tragjedinë në Koçan.
Nga “E Majta” thonë se pavarësisht mangësive në punën e Prokurorit Publik të Republikës Ljupço Kocevski, siç është konstatuar nga Qeveria, ata kanë pezulluar procedurën për shkarkimin e tij, me qëllim që të sigurohet një hetim selektiv, gjegjësisht aludojnë në faktin se shtatë zyrtarë nga radhët e OBRM-PDUKM-së, të cilët, siç thonë ata, janë kursyer nga ndjekja penale.
“Bëhet fjalë për kreun e DPB-së së Koçanit, kreun e Departamentit të Punëve Penale në Koçani, kreun e SPB të Shtipit, inspektorin kryesor për krime ekonomike në Departamentin e Punëve të Brendshme të Koçanit, udhëheqësin e turnit në Stacionin Policor të Koçanit, pronarin e agjencisë private të sigurisë dhe drejtorin e ISHT-së, Vllatko Stojkovski”, thonë nga “E Majta”.
Apasiev propozon që Kryeministri Mickoski të merret në pyetje nga Prokuroria Publike./Telegrafi/
“E Majta” dorëzon kallëzim penal ndaj Hristijan Mickoskit appeared first on Telegrafi.