MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme, 01.06.2025, rreth orës 18:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Mirkovcit dhe Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë pranë SPB-Shkup, në fshatin Gornjani të Shkupit, kanë ndaluar një automjet udhëtarësh të tipit “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.K. (26), ndërsa pasagjer në automjet ishte A.I. (25), të dy nga fshati Bllacë, Shkup.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dru zjarri pa dokumentacion përkatës.
“A.K. dhe A.I. janë arrestuar, ndërsa automjeti dhe drutë janë sekuestruar. Është njoftuar Policia Pyjore dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.
Dyshohet se transportonin dru pa dokumentacion përkatës, arrestohen dy banorë të Bllacës appeared first on Telegrafi.