minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dy persona vozitën pa leje, policia ua sekuestron makinat - Shqiperia.info

Dy persona nga Çerkezi i Kumanovës mbetën pa automjetet e tyre dhe u ndaluan pasi policia zbuloi se po drejtonin pa leje drejtimi.
“Më 04.02.2026 në orën 13:40 në fshatin Ljubodrag të Kumanovës, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës kanë ndaluar D.J. (37) nga Kumanova dhe F.A. (29) nga fshati Çerkez i Kumanovës”.

“Gjatë një kontrolli të trafikut, oficerët e policisë ndaluan një automjet “Skoda”, të drejtuar nga D.J., dhe një “Opel”, të drejtuar nga F.A., dhe pas marrjes së masave, u vërtetua se ata po drejtonin automjetet pa pasur provim të kaluar për vozitje”.

“Prokurori publik është njoftuar dhe sipas udhëzimeve të tij, automjetet janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen akuza përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i një automjeti motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share.
Exit mobile version