minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dy persona të ngecur në malin e Galicicës janë shpëtuar me sukses - Shqiperia.info

Njësia e shpëtimit malor nga Ohri ka realizuar një aksion të suksesshëm për evakuimin e personave të bllokuar në malin Galiçicë.

“Sot në orën 12:56 në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK është raportuar për dy persona të ngecur në borë me veturë “Mercedes” në Galiçicë afër kishës së Shën Naumit, në rrugën që është e mbyllur për trafik” njofton të Qendra për Menaxhimin e Krizave,

QMK-ja ka njoftuar menjëherë Njësinë e Shpëtimit Malor nga Ohri, nga ku janë lokalizuar dy personat e ngecur në borë në Galiçicë dhe janë shpëtuar në kohën optimale, si dhe është nxjerrë edhe automjeti i bllokuar.

Aksioni u mbyll plotësisht dhe me sukses në orën 14:15. /Telegrafi/

Dy persona të ngecur në malin e Galicicës janë shpëtuar me sukses appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version