Dy burra, të moshës 42 dhe 46 vjeç, u gjetën të vdekur sot në rajonin e Tetovës, ndërsa pas një hetimi fillestar u përcaktua se ata vdiqën nga shkaqe natyrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në orën 11:45 të paradites, në SPB Tetovë u paraqit se një i ndjerë B.I. (46) nga Tetova u gjet i vdekur në rrugën “Ilindenska” në një objekt hotelierik.
“Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore konstatoi se i ndjeri kishte vdekur pa shenja dhune, dhe ekipet e policisë kryen një inspektim. Trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Poashtu në orën 12:57 të pasdites, SPB Tetovë mori një njoftim se një i ndjerë N.M. (42) nga fshati Saraqinë u gjet i vdekur në rrugën nga fshati Saraqinë për në fshatin Falishtë. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore konstatoi se i ndjeri kishte vdekur pa shenja dhune, ndërsa ekipet policore ka kryer inspektim”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Dy persona gjenden të vdekur në Tetovë appeared first on Telegrafi.