minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Drejtoria e Doganave: Parandalohet kontrabandë droge në pako postare, privohet nga liria një person - Shqiperia.info

Drejtoria e Doganave ka parandaluar një përpjekje për trafik të paligjshëm droge përmes dërgesave postare të ardhura nga Franca.

Pakoja ishte e destinuar për një shtetas të SHBA-së dhe ishte e fshehur në kuti DVD dhe CD.

Gjatë kontrollit me skaner është detektuar përmbajtje e dyshimtë, pas së cilës është përfshirë edhe një ekip doganor me qen nuhatës.

Janë gjetur metamfetaminë, MDMA dhe kokainë në sasi të ndryshme. Me urdhër të prokurorisë, personi është arrestuar gjatë marrjes së pakos.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur substanca të tjera të dyshimta dhe sende të lidhura me përdorimin e drogës. Rasti i është dorëzuar prokurorisë për procedurë të mëtejshme.

Share.
Exit mobile version