Drejtoria e Doganave njofton se gjatë javës së kaluar doganierët kanë zbuluar përpjekje të shumta për kontrabandë të mallrave të ndryshme, duke sekuestruar përkohësisht cigare, qese nikotini, cigare elektronike, duhan, pjesë makinash, ilaçe për kafshët, veshmbathje, produkte dekorative, produkte për efekte skenike, deviza dhe mallra të falsifikuara.

Gjatë kontrolleve në hyrje të vendit në pikën kufitare Bogorodicë, Tabanoc, si dhe në brendësi të vendit, janë parandaluar përpjekje për kontrabandë duhani, gjatë të cilave janë sekuestruar 53 pako cigare, 19 kilogramë duhan i prerë, si dhe 480 qese nikotini, për të cilat autorët janë dashur të paguajnë gjithsej 355 mijë denarë detyrime.

“Në dy raste të ndara, gjatë kontrollit të dy kamionëve të deklaruar për hyrje në vend në pikën kufitare Bogorodicë, u zbuluan 24 pako cigare pa pulla akcize. Në rastin e parë, 12 pako cigare u gjetën nën tapicerinë e kabinës së një kamioni me targa bullgare të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Në rastin e dytë, 12 pako cigare u gjetën në dy qese të vendosura në hapësirën e motorrit të një traktori me targa maqedonase, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut”.

“Në hyrje të vendit në pikën kufitare Tabanoc, në një furgon pasagjerësh të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut u gjetën 480 qese nikotini VELO prej 14 g dhe 13 g, si dhe 120 cigare elektronike me 50 mg nikotinë”.

“Ekipet mobile doganore në hyrje të vendit në pikën kufitare Bogorodicë sekuestruan 20 pako cigare pa pulla akcize. Cigaret u gjetën të fshehura në një hapësire të fabrikuar pas panelit të kontrollit dhe në një ndarje për vegla nën shtratin e poshtëm në kabinën e kamionit”.

“Në pikën kufitare Bogorodicë, Shërbimi i Skanerëve Mobilë zbuloi 9 pako cigare pa pulla akcize në një hapësire të fabrikuar në pjesën e sipërme të kabinës së një traktori me targa të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Drejtoria e Doganave, duke raportuar për mallrat e konfiskuar.

Drejtoria e Doganave: Konfiskohen produkte të duhanit, pjesë automjetesh, barna veterinare, deviza, veshmbathje dhe produkte tjera appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version