
Për shkak të depërtimit të një mase të re ajri shumë më të ftohtë nga veriu drejt Evropës jugore dhe juglindore, mbi Italinë jugore, e veçanërisht mbi Detin Jon, do të formohet një sistem ciklonik sekondar i thellë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në motin në Maqedoninë e Veriut, duke filluar nga mbrëmja e së martës dhe në ditët në vijim, duke sjellë reshje të reja të dendura.
Në zonat më të ulëta reshjet do të jenë në formë shiu, ndërsa në zonat më të larta dhe në malet mbi 1.000 metra do të jenë në formë dëbore, ku shtresa e borës mund të rritet deri në 50 centimetra.
“Reshje më të dendura priten të mërkurën dhe të enjten. Nga kjo valë, në disa zona pritet të bien mbi 50 litra për metër kub. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa të mërkurën erë e përforcuar nga drejtimi verilindor”, thonë nga DPHM.
Gjatë ditëve të fundjavës, moti do të jetë kryesisht stabil, me rritje të temperaturave ditore.
Në Shkup, gjatë tre ditëve të ardhshme do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Reshjet do të jenë më të dendura të mërkurën pasdite dhe të enjten. Më pas, moti do të jetë kryesisht stabil dhe më i ngrohtë.





