
Nga e hëna vijon periudhë e motit stabil dhe më të ngrohtë me rritje graduale të temperaturave ditore, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Moti nesër në vend do të jetë kryesisht me diell me erëra mesatare deri të përforcuara nga drejtimi verior ku në disa vende do të arrijë shpejtësinë 60 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin midis 11 deri 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 27 deri në 36 gradë Celsius, njofton DPHM.
Në Shkup moti do të jetë me diell me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 35 gradë Celsius.
DPHM: Nga e hëna mot më i ngrohtë me rritje graduale të temperaturave appeared first on Telegrafi.