minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
DPHM: Nga e diela ulje të temperaturave, reshje të shiut dhe borës në Maqedoni - Shqiperia.info

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të dielën do të ketë depërtim të shpejtë të një mase ajrore të ftohtë nga veriu, e cila do të shkaktojë ndryshim të ndjeshëm të motit.

“Do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, ndërsa në vendet më të larta reshje shiu dhe bore. Në male reshjet do të jenë nga bora dhe do të formohet mbulesë bore (10 deri në 15 cm).

Do të fryjë erë e fortë veriore (mbi 70 km/h) dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Të hënën me erë të fortë nga veriu. Më pas do të mbajë mot stabil dhe me erë me temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative”, thonë nga DPHM./Telegrafi/

DPHM: Nga e diela ulje të temperaturave, reshje të shiut dhe borës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version