Më shumë reshje shiu në 24 orët e fundit janë matur në Krushevë, 41 litra për metër katror.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Hidrometeorologjisë për reshje në 24 orët e kaluara, deri në orën 08:00 në Ohër 26 litra, Gjevgjeli 24, Topolçan 23, Kriva Pallankë 22, Pozhar-Radovish, 21 në Lazër 11 në Vinicë, Mavrovë 14, në Pretor, Pozharanë, 13 në Shtip, 11 në Manastir, Kavadar, 10 në Demir Kapi, 9 në Tetovë, Kodra e Diellit, 6 në Shkup-Petrovec, Kumanovë, 5 në Shkup-Zajçev Rid.

Departamenti Meteorologjik njoftoi se moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore me reshje të herëpashershme lokale shiu.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura gjatë ditës do të jetë në intervalin 16 deri në 22 gradë. Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me reshje të dobëta shiu në disa pjesë të luginës gjatë pasdites. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura gjatë ditës do të arrijë 22 gradë.

DPHM: Në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Krushevë, moti jostabil vijon edhe sot appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version