Pranvera po dëshmon edhe një herë natyrën e saj dinamike, duke sjellë një përzierje në mot të paqëndrueshëm që lëviz mes stabilitetit dhe pasigurisë atmosferike. Kjo situatë jo vetëm që kërkon kujdes në planifikimin e aktiviteteve ditore, por edhe rikthen vëmendjen te nevoja për informim të vazhdueshëm mbi parashikimet e motit.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ka njoftuar se nesër 13.prill.2026 e martë, do të ketë mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ku sipas tyre pasdite dhe gjatë natës, në pjesët jugore dhe perëndimore do të ketë reshje lokale shiu.

DPHM ka theksuar se do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi juglindor me shpejtësi mbi 60 km/h. Në Shkup, paradite me diell, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor, njofton DPHM.

Ndërkaq, të mërkurën, DPHM cek se moti pritet të jetë me vranësira dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu. Kurse ditën e enjte dhe të premten moti pritet të jetë kryesishtë i njejtë, me vranësira të ndryshueshme, me reshje të herëpashershme lokale shiu dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave thekson DPHM.

Share.
Exit mobile version