Deri në orën 17:00 të pasdites së sotme, më shumë reshje shiu ka rënë në Pozharane dhe Gjurishte, 24 litra në një metër katror, ndërsa më pak, tre litra për njësi sipërfaqeje, në Berovë.
Më ftohtë është në Kodrën e Diellit, në Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole, një gradë Celsius, ndërsa maksimale 12 gradë janë matur në Strumicë.
Deri në orën 17:30 janë matur 3 gradë në Krushevë, 7 në Shkup – Zajçev Rid, Prilep, Tetovë dhe Ohër, 8 në Berovë, Kriva Pallankë, Manastir, Shtip, Veles dhe Kavadar, 9 në Pretor, Vinicë dhe Demir Kapi, 10 në Shkup – Petrovec, si dhe 11 gradë në Gjevgjeli.
Në 9 orët e fundit, deri në orën 17:00 pasdite kanë rënë 22 litra shi në një metër katror në Tetovë dhe Kodrën e Diellit, 21 në Manastir, 20 në Hanet e Mavrovës dhe Demir Kapi, 18 në Gjevgjeli, 15 në Krushevë, 14 në Veles, 12 në Pretor dhe Shtip, 10 në Lazaropole, në Shkup- Zajçev Rid dhe Kriva Pallankë 9, në Ohër 8, në Shkup – Petrovec dhe Prilep 6, si dhe 5 litra në një metër katror në Strumicë.
Sipas DPHM-së, deri në fund të ditës priten reshje më të dendura shiu, dhe në male reshjet e shiut do të kalojnë në dëborë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior.