minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
DPHM: Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit - Shqiperia.info

Mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë, -7 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të DPHM-së, -5 gradë është regjistruar në Kriva Pallankë, -4 Krushevë, -3 Vinicë, -2 Shtip, Mavrovë, Kodër e Diellit, -1 Pretor, Prilep, Kavadar, Strumicë, 0 Shkup-Petrovec, Tetovë, Manastir, 1 Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Demir Kapi, Veles, 3 në Gjevgjeli.

Shtresa më e lartë e borës është regjistruar në Kodër të Diellit, 31 cm, ndërsa shtresë prej 8 cm është regjistruar në Mavrovë.

Sot pritet mot pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje lokale me reshje të dobëta shiu dhe bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

 

DPHM: Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version