Temperatura më e ftohtë këtë mëngjes ishte në Berovë -4 gradë, Kodra e Diellit u mat -2, ndërsa në Kriva Pallankë, Pretor, Manastir, Strumicë, Mavrovë u matën 0 gradë Celsius. Mbi zero është në Tetovë, Prilep, Shtip, Krushevë ku u mat një gradë, Shkup-Petrovec, Veles, Demir Kapi, Vinicë dy gradë Celsius, Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Kavadar tre gradë Celsius dhe Gjevgjeli pesë gradë Celsius, informon DPHM.
Më shumë borë ka në Kodrën e Diellit, ku lartësia e mbulesës së borës është 62 centimetra.
Në 24 orët e kaluara deri në orën 07:00, më shumë reshje kishte në Ohër dhe Pretor ku u matën 2 l/m2.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Reshjet do të jenë më të bollshme në pjesët veriperëndimore (lokalisht mbi 25 l/m²). Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar, erë e fortë nga juglindja. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 16 gradë.
Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here erë e fortë nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

