Pas disa ditësh me diell dhe temperatura të larta moti ka marrë një kthesë të papritur, nga ku që prej ditës së sotme dhe në ditët në vijim, vendi do të përfshihet nga reshje shiu dhe ulje temperaturash, duke sjellë një panoramë tipike pranverore me luhatje të ndjeshme atmosferike.
Drejtoria për çështje hidrometeorologjike ka njoftuar se gjatë fundjavës moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe jostabil me reshje shiu të herëpashershme, të ndjekura nga nxehtësia dhe erërat e forta.
Ata madje theksuan se do të ketë reshje të dendura shiu veçanërisht në pjesët lindore dhe jugore, nga ku temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 18 deri në 25 gradë celsius.
“Në rajonin e Shkupit do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabile me reshje shiu të herëpashershme, të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta veriore. Në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për stuhi afatshkurtra. Temperatura minimale do të bjerë në 13 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 21 gradë celsius”, thonë nga Drejtoria për çështje hidrometeorologjike
Sa i përket javës që vjen edhe të hënën në mëngjes do të ketë reshje lokale shiu, dhe njëkohësisht erë e fortë veriore e cila do të na shoqërojë deri të mërkurën.
DPHM: Deri të mërkurën do të kemi mot jostabil, me erë të fortë dhe shi appeared first on Telegrafi.