
Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve është promovuar sot një aparat digjital mobil për rreze X, i siguruar me mbështetjen e Ambasadës së Japonisë. Në këtë ngjarje mori pjesë sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Besim Memedi, i cili theksoi se aparati, me vlerë mbi 60 mijë euro, përfaqëson një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve.
Ai falënderoi ambasadoren japoneze Sesuko Kawahara për bashkëpunimin e gjatë dhe theksoi rëndësinë e këtij donacioni si dëshmi e partneritetit të fortë ndërmjet dy vendeve.
Ambasadorja Kawahara nënvizoi se janë realizuar mbi 70 projekte në sektorin e shëndetësisë, ndërsa drejtori i Klinikës, Dr. Rexhep Memedi, tha se ky investim ndihmon në trajtimin e mbi 5 mijë fëmijëve çdo vit me gjendje të ndërlikuara shëndetësore.
Donacion nga Japonia, aparat i ri digjital për rreze X në Klinikën e Fëmijëve në Shkup appeared first on Telegrafi.