
Nga Drejtoria e Doganave thonë se kanë zbuluar dhe parandaluar një skemë kriminale të lidhur me mallra me akcizë, cigare.
“Kundër pesë personave, përfshirë një shofer dhe një pronar kompanie transporti, është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore për veprat penale: kontrabandë dhe fshehje të mallrave të kontrabanduara dhe mashtrim doganor”, thonë nga Doganat.
Nga Dogana thonë se janë realizuar edhe bastisje në shtëpitë e personave të përfshirë dhe janë bërë analiza forenzike të pajisjeve mobile të tyre.
“Në momentin kur i dyshuari i parë, shofer i kompanisë së transportit, u përpoq të bëjë dorëzimin e cigareve në sasi prej 171 kuti (shteka), për të cilat duhej të merrte pagesë kesh prej 3.735 euro nga porositësi, u arrestua nga një ekip mobil i doganës, ndërsa cigaret dhe paratë u sekuestruan. Hetimi tregoi se rrjeti i organizuar ka kryer disa herë këtë veprim, kuti cigaresh janë blerë nga dyqane duty-free në Greqi dhe pa u deklaruar dhe pa paguar taksa, janë futur ilegalisht në vend. Veprimet kryheshin duke përdorur automjete transporti – cisterna të ngarkuara me naftë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.
Doganat e Maqedonisë me kallëzim penal për kontrabandë ndaj 5 personave appeared first on Telegrafi.