minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandën e 45 çantave dhe katër valixheve - Shqiperia.info

Në vendkalimin kufitar Mexhitlia, pas kontrollit të doganierëve, është parandaluar tentim për kontrabandim të 45 çanta femrash, katër valixhe dhe një çantë shpine, njofton Drejtoria Doganore e RMV-së.

Malli i padeklaruar është zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve i cili ishte paraqitur për hyrje në vend.

“Për shkak të dyshimit në deklaratën e drejtuesit të mjetit, është kryer kontroll fizik i mjetit, gjatë të cilit në automjet në hapësirën ndërmjet ulëseve dhe në bagazh janë gjetur 45 çanta femrash të padeklaruara, katër valixhe dhe një çantë shpine”, deklaratë nga Drejtoria Doganore.

Produktet e padeklaruara, nënvizohet, janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedura përkatëse kundërvajtëse.

Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandën e 45 çantave dhe katër valixheve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version