Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,78 % në raport me vendimin e datës 4.5.2026.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 4,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 4,50 denar/l. Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,248 den/kg dhe do të jetë 49,968 den/kg.

Nga data 12.5.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 85,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 86,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 89,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 94,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU – 49,968 (denarë/kilogram).
Share.
Exit mobile version