“Komuniteti boshnjak është dëshmi se edhe komunitetet e vogla mund të kenë zemër të madhe dhe rol të madh në historinë e përbashkët të shtetit”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Akademinë solemne me rastin e 28 Shtatorit – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve.

Kryeministri uroi anëtarët e komunitetit boshnjak në vend dhe theksoi se ne nuk kemi komunitete të mëdha dhe të vogla, të gjithë jemi Maqedoni.

“Ne zgjedhim rrugën e bashkimit, solidaritetit dhe respektit. Prandaj, Dita e Boshnjakëve nuk është vetëm dita e një komuniteti, por e tërë Maqedonisë. Kjo është një ditë që na kujton se të ardhmen mund ta ndërtojmë vetëm së bashku, me respekt, me besim dhe me dashuri për shtëpinë tonë të përbashkët”, tha Mickoski.

Kujtojmë se urime për komunitetin Boshnjak në vend me rastin e 28 Shtatorit – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve u drejtuan gjithashtu nga kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi si dhe disa politikanë të tjerë nga vendi.

Share.
Exit mobile version