minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Dir: Kemi shpresë se Maqedonia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me ndihmë ushtarake - Shqiperia.info

Ukraina i është mirënjohëse Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndihmën e saj, thotë ambasadorja e Ukrainës në vend, Larisa Dir, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Shpresohet se vendi do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në formën e ofrimit të ndihmës ushtarake për të penguar agresionin rus.

“Dhe në këtë formë të mbështetjes për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, në të ardhmen e afërt, do të mbështesë ftesën për Ukrainën për t’u anëtarësuar në Aleancë. E gjithë kjo do të forcojë aftësitë mbrojtëse të Ukrainës në luftën e vazhdueshme dhe do të shpëtojë jetën e ukrainasve”, thekson Dir.

Ajo thotë se i është “mirënjohëse Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e saj, e cila është e gjerë dhe konstante”.

“Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkua vendimit të Samitit të Këshillit të Evropës për krijimin e një Regjistri të dëmeve nga agresioni i Federatës Ruse, si dhe iu bashkua Koalicionit për krijimin e një Gjykate Speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”, tha ambasadorja e Ukrainës në RMV./Telegrafi/

Dir: Kemi shpresë se Maqedonia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me ndihmë ushtarake appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version