
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska pohoi se tani shumë më në kohë po kthehet rimbursimi i TVSH-së së firmave se sa më parë dhe se nuk ka problem te ato firma të cilat rregullisht kryejnë obligimet.
Nuk pret se me vendosjen e e-faturës tërësisht do të çrrënjosen keqpërdorimet që i bëjnë kompanitë.
“Më me përgjegjësi e vërtetoj atë sepse nëse kemi vlerë absolute më të madhe në krahasim me vitin paraprak të TVSH-së së rimbursuar në kushte kur konstatuam evazion serioz tatimor ose keqpërdorim të sistemit të kompanive të cilave ndonjëherë u është rimbursuar TVSH-ja, ndërsa sot nuk e rimbursojmë. Kjo do të thotë se ne shumë e më shumë dhe në kohë e kthejmë në krahasim me periudhën paraprake, por në të njëjtën nuk lejojmë keqpërdorime të sistemit”, tha sot Dimitrieska Koçoska e cila ishte për vizitë në Drejtorinë për të Ardhura Publike.
Dimitrieska Koçoska sqaroi se problemi paraqitet tek firmat për të cilat, sipas indikatorëve të Drejtorisë për të Ardhura Publike, tregohet se janë të rrezikshme.
“Problemi paraqitet nga momenti kur DAP i vendosi indikatorët me ndihmën e FMN-së të cilat alarmojnë nëse një kompani është e rrezikshme në krahasim me pronësinë, ndryshimin e shpeshtë të pronësisë, nëse është pronar në shtet ose në vend të huaj, nëse disa herë rimbursohen mjetet në firma të lidhura etj. Kompanitë e tilla definitivisht do të kenë një vonesë të vogël, por unë besoj se nëse kompania e cila me të vërtetë punon në mënyrë transparente dhe sipas ligjit, pas kontrollit të parë që do ta ketë do të rregullohet, më tutje absolutisht nuk ka kurrfarë problemi”, tha Dimitreska-Koçoska.
Nuk pret se me vendosjen e e-faturës tërësisht do të çrrënjoset keqpërdorimi nga ana e firmave, sepse, thotë, ata që kanë keqpërdorur sistemin, tani sërish do të kërkojnë mënyra për ta keqpërdorur.
Dimitrieska -Koçoska: Shumë më shpejtë se më parë e kthejmë rimbursimin e TVSH-së së firmave appeared first on Telegrafi.