“Shifrat janë treguesi më i rëndësishëm për politikat që po zbatojmë dhe janë udhëzues për krijimin e politikave në periudhën e ardhshme. Rritja e PBB-së së njëpasnjëshme prej 3% dhe mbi 3% gjatë tremujorëve është konfirmim i politikës sonë të paralajmëruar për stabilizimin e situatës makroekonomike dhe mundësi për fillimin e politikave që do të na determinojnë drejt përshpejtimit të aktivitetit ekonomik të ekonomisë vendore dhe normave më të larta të rritjes ekonomike”.

Kjo u theksua gjatë konferencës për shtyp nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ku foli edhe për të dhënat e fundit të publikuara për rritjen e PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2025.

Duke theksuar se rritja e evidentuar mbështetet nga politikat e Qeverisë, ajo tha se që nga fillimi i vitit, pothuajse 11 miliardë denarë nga Buxheti janë transferuar në ekonomi përmes kompanive që realizojnë projekte infrastrukturore, afërsisht 500 milionë denarë përmes kompanive që punojnë në projektet e komunave për të cilat, gjithashtu, janë siguruar mjete financiare nga Buxheti, mbi 125 milionë euro për investime të kompanive vendore përmes Bankës Zhvillimore, si dhe rritje të pagës mestare prej 10.5%, që paraqet nxitje të konsumit dhe ekonomisë në mënyrë indirekte, si dhe rritje të pensioneve për 2.500 denarë.

Ajo potencoi se bëhet fjalë për sinjalet e para të cilat janë të favorshme dhe paraqesin dëshmi se rritja ekonomike prej 3.7% është e arritshme për këtë vit dhe do të jetë motor për realizimin e normave më të larta të rritjes afatmesme, ku mesatarisht në nivel vjetor do të ishin 4.7%, të cilat do të bazohen në investime në sektorin privat dhe atë publik.

Njëkohësisht, Enti Shtetëror i Statistikave, dje publikoi se rritja e PBB-së në tremujorin e parë të këtij viti shënon 3% dhe se ajo bazohet në bazë të gjerë me performanca pozitive në të gjithë sektorët.

Dimitrieska-Koçoska: Rritja e PBB-së është treguesi më i rëndësishëm për politikat që po zbatojmë dhe udhëzues për krijimin e politikave të ardhshme appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version