Ministria e Financave po punon intensivisht në ribalancin e buxhetit dhe në vijim janë diskutimet dhe negociatat me ministritë e tjera, informoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Negociatat me ministritë filluan dy ditë më herët. Ribalanci i buxhetit është në përpilim e sipër dhe siç tha ndoshta pas dy javësh prej sot mund të flitet për shifra më serioze në ribalancin e buxhetit.

“Ribalanci i buxhetit duhet të dorëzohet në procedurë parlamentare më së voni deri më 25 qershor”, deklaroi Dimitrieska Koçoska.

E pyetur se ku do të reduktohen më shumë, Dimitrieska Koçoska u përgjigj se aktualisht po negociojnë me ministritë dhe nuk mund të flasin për këtë aspekt për momentin, ndërsa në lidhje me projeksionet buxhetore, nëse do ta mbajnë të njëjtin projeksion apo do të shkojnë lart apo poshtë,Dimitrieska Koçoska u përgjigj: “Nuk do të shkojmë më lartë”.

Dimitrieska Koçoska: Ribalanci i buxhetit në Kuvend duhet të dorëzohet më së voni deri më 25 qershor appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version