Sot, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, u takua me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, me ç’rast u shkëmbyen mendime mbi zbatimin e politikës fiskale dhe monetare dhe mbi ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar.

Siç thonë nga Ministria e Financave, takimi është pjesë e koordinimit të vazhdueshëm midis pushtetit fiskal dhe monetar.

“Ministrja iu referua edhe kornizës ligjore që rregullon punën e sistemit financiar, duke theksuar se ruajtja e stabilitetit të tij është e rëndësishme, ndërsa guvernatori theksoi masat e ndërmarra nga pushteti monetar”.

“Dimitrieska-Koçoska dhe Sllaveski diskutuan edhe për situatën në nivel global. Në këtë takim u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm midis politikës fiskale dhe monetare, me ç’rast bashkërisht u konkludua se gjendja e ekonomisë vendore është e qëndrueshme, ndërsa institucionet vazhdojnë t’i monitorojnë me kujdes rreziqet e jashtme dhe ndikimin e tyre të mundshëm ndaj indikatorëve makroekonomikë”, thonë nga Ministria e Financave.

Share.
Exit mobile version