Do të përforcohet korniza rreth shoqërive financiare që japin kredi të shpejta, njoftoi ministrja e financave Gordana Dimitrieska Koçoska.
Ajo për “TV21” tha se gjatë vitit të kaluar është punuar seriozisht në forcimin e kontrollit mbi këto shoqëri.
Janë marrë dy licenca, janë shqiptuar gjoba dhe 37 vërejtje, pasi nuk kanë punuar sipas ligjit.
Kontrollet në terren e kanë konstatuar pikërisht atë për të cilën më së shumti ankohen qytetarët – se bëhen rob të borxhit, u arkëtohet më shumë nga sa është e lejuar me ligj. Ka pasur edhe raste me keqpërdorim të të dhënave, kur dikush tjetër merrte kredi të shpejtë në emrin e tyre.Dy licenca janë marrë, ja pikërisht tani po shoh, katër urdhër-kundërvajtje dhe gjoba janë konstatuar. Kemi informacione se çfarë ndodh në terren. Tani po përgatitet edhe një kundërvajtje tjetër për një shoqëri me shkelje serioze pikërisht në pjesën e llogaritjeve që i kanë bërë dhe mënyrën se si i kanë kalkuluar shpenzimet – në kundërshtim me ligjin. Normalisht edhe këtu qëllimi ynë është të mbrojmë para së gjithash qytetarët. Nuk ishte qëllimi direkt t’i mbyllim, sepse megjithatë qytetarët na janë prioritet në pjesën e mbrojtjes, pra dikush veçse kishte kthyer, kishte kthyer më shumë nga sa ligjërisht duhej”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.