
Më 04.06.2025, policia nga Departamenti i Policisë Komunale të Kërçovës, duke vepruar sipas një raportimi nga qytetarët në lidhje me funksionimin e deponisë ilegale në zonën e ish-Uzinës së Qeramikës “Vraneshnica” në Kërçovë, dhe për shkak të dyshimit për një krim sipas nenit 230 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë (“rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me materiale të mbeturinave”), thirrën në intervistë nëntë punonjës të NP “Komunalec” nga Kërçova.
Ata u gjetën duke hedhur mbeturina në deponinë ilegale, ndërsa drejtori i NP “Komunalec” u thirr në intervistë në lidhje me dyshimin për një krim sipas nenit 230 dhe nenit 353 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.
Është njoftuar Prokuroria Publike kompetente, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/
Dhjetë persona nga NP “komunalec” Kërçovë u thirrën në polici, po hidhnin mbeturina në një deponi të paligjshme appeared first on Telegrafi.