minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Detaje nga aksidenti në Negotinë, ku humbi jetën një person - Shqiperia.info

Një shofer 53-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar në aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme në Negotinë, ku janë përplasur tre automjete.

Lexo po ashtu
Aksident në rrugën Kavadar – Negotinë, një i vdekur dhe një i lënduar

“SPB Veles njofton se aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Negotinë-Kavadar në afërsi të vendit të quajtur “Anteni” në mes të automjetit “Ford” me targa të Negotinës të drejtuar nga S.S.(53) nga fshati Timjanik i Negotinës, një automjeti “Opel” me targa të Kavadarit i drejtuar nga P.J.(27) nga Kavadari dhe automjetit “Seat” me targa të Tetovës i drejtuar nga R.G. (27) nga Kavadari.

Nga aksidenti i komunikacionit me veturën e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore nga Negotina, në spitalin e Kavadarit janë transportuar shoferët S.S. dhe P.J., ku është konstatuar vdekja e S.S., kurse P.J., i janë konstatuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori publik dhe një ekip inspektues nga DPB-Negotinë. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga SPB-Veles./Telegrafi/

Detaje nga aksidenti në Negotinë, ku humbi jetën një person appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version