minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Deri në mesnatë personat e paaftë dhe të sëmurit mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - Shqiperia.info

Personat e paaftë dhe të sëmurë mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill deri në mesnatë.

Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (i paaftë ose i sëmurë) dhe dëshiron të votojë për këtë e njofton KSHZ-në jo më vonë se 7 ditë para ditës së caktuar për votim, 16 prill ora 24:00, siç është shënuar në orarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KSHZ-ja informon se personat e paaftë apo të sëmurë votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Këtë votim e bën këshilli zgjedhor përgjegjës për realizimin e votimit për vendvotimin ku bëjnë pjesë këta persona, më 23 prill (e martë)”, shkruan në procesverbalin e KSHZ-së.

Fushata për zgjedhjet presidenciale përfundon në mesnatën e 22 prillit./Telegrafi/

Deri në mesnatë personat e paaftë dhe të sëmurit mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version