
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot ka mbajtur takim me qytetarët e Kumanovës, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike.
I pyetur për deputeten Mimoza Musa e cila nëpërmjet një statusi sot u distancua nga Taravari dhe se do të ngelet pjesë e koalicionit VLEN, ai tha se çdokush ka bindjen e vet.
“Çdokush e ka bindjen e vet, ashtu si mendon ashtu si vepron. E respektojm çdo vendim të çdo njeriu, kjo është demokraci”, tha ai.
Kujtojmë se me distancimin e deputetes Musa, aktualisht ASH-krahu i Taravarit ka tre deputetë
Deputetja Mimoza Musa vazhdon me VLEN-in, Taravari: Respektojmë çdo vendim, çdokush ka bindjen e vet se si vepron appeared first on Telegrafi.