
Debati në Kuvend mbi Propozimin për ndryshime dhe plotësime në Buxhetin e vitit 2025, në lexim të dytë, fillon më 2 korrik në seancën e Komisionit për Financa dhe Buxhet.
Me Projekt-rebalancimin e miratuar nga Qeveria më 19 të këtij muaji, të ardhurat totale parashikohen në nivel prej 362.4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet kapitale planifikohen në nivel prej 47.5 miliardë denarë.
Projeksioni i PBV-së mbetet në 3.7 përqind, dhe inflacioni pritet të stabilizohet më tej dhe parashikohet në nivel prej 2.8 përqind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e PBV-së, pra 41.3 miliardë denarë ose 4 përqind e PBV-së.
“Ndryshimet dhe plotësimet në buxhetin e vitit 2025 janë një konfirmim i politikës fiskale që kemi ndjekur gjatë vitit të kaluar dhe me të cilën sigurojmë konsolidimin dhe stabilizimin e situatës makroekonomike. Aktiviteti ekonomik po fiton vrull dhe po përshpejtohet, ne do ta ruajmë këtë trend në periudhën e ardhshme me politikat e planifikuara në ribalancim”, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, kur e arsyetoi ribalancin e buxhetin.
Deputetët më 2 korrik do të diskutojnë për ribalancin e buxhetit në RMV appeared first on Telegrafi.